Në komunën Prizrenit i nënshtrohen vizitave sistematike 6 mijë e180 nxënës të klasave të para të pesta dhe të nënta.
Sot, ka nisur ekipi i QKMF-së ,ekip i trajnuar i mjekëve dhe staf tjetër vizita sistematike në shkollat e Prizrenit, ka filluar në SHFM ‘’Mustafa Bakiu’’ e ka për të vazhduar në 54 shkolla të kësaj komune ku pritet se do të vizitohen 6 mijë e180 nxënës të klasave të para të pesta dhe të nënta., Fillimin e këtij cikli vizitash mjekësore. Sot, e ka përuruar kryetari i komunë së Prizrenit Shaqir Totaj i bashkëshoqëruar nga Drejtori i Shëndetësisë Prof Dr Simir Krasniqi. Drejtori i QKMF dr,Fadil Bajraktari,stafi tjetër përcjellës shëndetësor. Me këtë rast kryetar total është shprehur i gëzuar që sot filloi ky aktivitet duke ju falënderuar drejtorisë së shëndetësisë dhe stafeve të shkollave që do të ketë mundësi të vizitohen nxënës të klasave të para të pesta e të nënta dhe ajo që do të jete më e mira do të analizohen këto vizita për të parë shëndetin e nxënësve dhe mënyrën preventive. Prof dr Simir Krasniqi, drejtor i shëndetësisë tha se në komunën e Prizrenit i nënshtrohen vizitave sistematike 6 mijë e180 nxënës të klasave të para të pesta dhe të nënta në 54 shkolla të komunës, Kjo është një nga format edhe më herët të aplikuara . por në do të mundohemi që pas këtyre vizitave sistematike të analizojmë edhe rezultatet e këtyre vizitave tha ai. Dr Fadil Bajraktari drejtor i QKMF tha se pas një trajnim profesional dhe pas një angazhimi maksimal, sot filluan me vizita sistematike gjithnjë duke menduar se do të jemi në shërbim të shëndetit të këtyre nxënësve, Po kështu ka edhe stomatolog dhe pediatër në kuadro të këtij ekipi që do të shohim se si është shëndetin i nxënësve te klasat të para të pesta dhe të nënta në të gjitha shkollat e komunës tonë. Drejtoresh e shkollës Behare Kryeziu me këtë rast tha se këto vizita kanë një rëndësi prioritare për shëndetin e nxënësve , pastaj janë pikërisht nxënësit e klasa të para të pesta dhe të nënta ku do të vizitohen e kjo tregon se për nxënësit është e mirëseardhur të dimë për shëndetin e tyre Inserte Këto vizita pas analizave do të arrijnë të konstatojnë edhe shëndetin fizik të këtyre nxënësve për të pasur edhe rezultate sa më të mira në mësim../www.QendraPress.com/