Në Konventën e pestë të AKR-së , Afrim Tejeci zgjidhet kryetar dege

0

    Të shtunën,  pasdite  në Prizren është mbajtur Konventa e Pestë e Degës së AKR-së,  ku lidhur  me përgatitjet  kësaj  konvente dhe për angazhimet dhe meritat që  i ka  vetë  Presidenti Pacolli  ka  folur sekretarja  organizative e kësaj dege  Afërdita Paliçko Spahiu. Ajo  ka  propozuar edhe anëtarët e komisionit  kandiduesë  si dhe anëtarët e tjerë  që  u përkujdesën për  mbarëvajtjen e kësaj konvente. Komisioni  propozues  dhe ai  verifikues  më këtë rast  propozuan 21  anëtar të  kryesisë   si dhe  kryetarin  e kësaj dege  pasi që  kryetari nuk pati kundër kandidatë  Afrim Tejeci  u zgjodhe  me aklamacion  si  dhe kryesia, Pastaj  i propozuan edhe  dy nënkryetar  të  kësaj partie;  Suada  Hallaqi dhe  Ilir  Hajdari të cilët  edhe u zgjodhëm unanimisht. Fillimisht  para  108 anëtarëve sa pati konventa kryetari Tejeci ka shpalosur  programin   dhe  projektin e  kësaj partie  për të ardhmen. Kurse  këtë  konventë e  përshëndeti edhe sekretari organizativ i AKR  së  qendër Vesel Makolli i cili  ka  falënderuar  dhe  përgëzuar degën për këtë  organizim  kaq  madhështor. Pastaj  ka  folur për rëndësinë madhe që ka pasur AKR në zhvillimin demokracisë në  Kosovë  dhe  posaçërisht  foli për rolon dh rëndësinë e presidentit Pacolli që ka  luajtur  e o luan në  zhvillimet demokratike të  Kosovës,.Pos  shumë mysafirëve në këtë konventë  mori pjesë edhe Shqipe  Krasniqi  kryetare e  degës së  AKR-së në Lipjan,/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *