Në Korishë të Prizrenit pas aksidentit të dy paragllajdve një i vdekur dhe një i lënduar rëndë
Të dielën ka ndodhur një aksident në mes dy paragllajdëve, të cilët janë përplasur gjatë kohës së aterrimit. Si pasojë e këtij aksidenti, një person ka vdekur dhe një ka mbetur e lënduar. Infomatën e kofirmoi zëdhënesi I policisë rajonale ne Prizren, Vesel Gashi I cili tha se aksidenti ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Korishë të Prizrenit. Rreth orës 13:45 ka ndodhur një aksident në fshatin Korishë të komunës së Prizrenit në mes dy paragllajdve të cilët janë përplasur në mes veti gjatë kohës së aterrimit. Me këtë rast janë të lënduar dy persona njëri i moshës 27 vjeç i gjinisë mashkullore me inicialet F.G dhe tjetra e moshës 23 vjeçe e gjinisë femërore, tregoi zëdhënësi Gashi. Po ashtu, është bërë e ditur se viktima ka vdekur në orët e mbrëmjes në QKUK. Pas këtij aksidenti policia ka marrë masat e duhura bashkë më organet kompetente dhe trupi I pa jetë është derguar për obduksion tha ai, Derisa gjendja e të lënduarës është jashtë rrezikut për jetë. /Rtv”Besa”/