Në Kosovë, pesë të vdekur, 118 të infektuar.ne Prizren 4 raste

0

 Në Kosovë, pesë të vdekur, 118 të infektuardhe 157 të shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit.Prizreni siq  duket ia ka dale  ka vetm 4 raste.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se të hënën janë testuar gjithsej 489 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 118 raste pozitive me COVID-19, 157 persona janë shëruar, kurse pesë të infektuar kanë vdekur.

IKSHPK ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive është 5,735 raste nga 31, 056 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 135 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar157pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2,968 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2,632, njofton IKSHPK, transmeton Telegrafi.

Sipas IKSHPK, Rastet pozitive janë nga komunat:

Prishtinë 48 raste,

Ferizaj 11 raste,

Fushë Kosovë 9 raste,

Drenas 7 raste,

Pejë 7 raste,

Mitrovicë 6 raste,

Prizren 4 raste,

Gjilan 4 raste,

Gjakovë 3 raste,

Podujevë 3 raste,

Viti 3 raste,

Me nga 2 raste komunat: Kaçanik, Skenderaj dhe Vushtrri

dhe me nga 1 rast komunat: Han i Elezit, Kamenicë, Klinë, Kllokot, Lipjan, Obiliq dhe Suharekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *