Në Kroaci komuniteti shqiptar, feston në mënyrë madhështore Pavarësinë e Kosovës.

Kryeqyteti i Kroacisë gjegjësisht kryeqyteti universitar i Zagrebit ishte bërë pikë takimi madhështor për komunitetin shqiptar që jeton e vepron në Kroaci, për të shënuar në mënyrës madhështore dhe të veçantë Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Komuniteti shqiptar në Kroaci është njëri nga komitetet më të rëndësishme jashtë Kosovës, Sepse atje ky komunitet ka shënuar rezultate ekonomike biznesore , dhe mirëqenie shumë të mira, Është komuniteti që më së shumti ka ndihmuar zhvillimet në Kosovë, pastaj ka ndihmuar luftën e UÇK-së , Derisa dihet fakti se shumë shqiptarë morën pjesë në luftën e Kroacisë dhe tashmë atje kanë respektin maksimal ashtu siç duhet të kenë çlirimtarët. Për këtë organizim Komuniteti Shqiptar Kroacisë një falënderim të pafund e ka për Kryetarin e Unionit Shqiptar në Kroaci gjeneral Esat Çollakun. Në Kroaci, ajo që është me rëndësi është se komuniteti shqiptar është shumë mirë i organizuar, nëpërmjet shoqatave të ndryshme dhe këshillave, ku edhe ruhet tradita, kultura dhe identiteti e këtë e mundësojnë shumë burra që veprojnë në Unionin Shqiptar të Kroacisë./QendraPress,com/

/QendraPress.com/