Në Krushë të vogël përurohet pllaka  përkujtimore për 103 martirët e flijuar.

Sot,tek oda e Sejdi Batushës në  Krushë të  vogël, për të përkujtuar 26 marsin e  vitit 1999, kur  këtu u flijuan 103 martirë nga 109 sa ishin  futur pastaj në odën e  Qazim Batushës dhe ishin vra e djegur nga  paramilitarët serbë, Ky është  projekti më i vogli në  vlerë monetare , por  projekti më i madhi i komunës së Prizrenit  siç  u shpreh drejtori Edin Shehu e ku  Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj   tha se  kush e harron historinë ajo përsëritet, që mos të  përsëritet sot, jemi këtu. Në këtë  përkujtim ishte  kryetari Shaqir Totaj nënkryetari Kujtim Gashi,Kryesuesja Antigona Bytytçi, Nait Hasani  ish komandant të UÇK-së dhe banorë e  drejtor ekzekutivit të  komunës së  Prizrenit. Fillimisht  këtë  përkujtim e ka hapur kryetari i fshatit Shkelzen Hajdari, duke  falënderuar  kryetarin Totaj e drejtorin Edin Shehu që  kanë mundësuar  që këtu të  rikujtohen përgjithmonë martirët e Krushës së Vogël  që nga 109 sa ishin  103 u vranë e gjashtë shpëtuan ,dy tani më nuk janë në jetë, e katër nga këta janë këtu tha ai .Kryetari i komës së  Prizrenit edhe njëherë  tha se sot, jemi këtu në Krushë të vogël  për  të  rikujtuar atë thëne s se nëse  historia harrohet ajo përsëritet, këtu je i  që  ajo mos të përsëritet më  dhe  përkujtojmë këta martirë që  duke  ju falënderuar gjakut tç tyre sot e gëzojmë këtë liri. Drejtori Edin Shehu drejtor I administratës  tha se  sot jam i emocionuar si kurrë më parë në jetën time, sepse po realizojmë  një nga  projekte  që për nga  vlera  është më i vogli në  komunë  e për nga rëndësia është projekt më i madh i komunës së Prizrenit. Këtë premtim ia patëm bërë  banorëve të Krushës  dhe  pastaj me kryetarin Totaj arritëm që  premtimin tonë ta bëjmë realitet dhe sot e përurojmë këtë vlera shpirtërore me kaq  rëndësi të madhe ,Nxënësja Enea Shehu  recitoi një  poezi kushtuar kësaj toke të zhuritur nga  gjaku

Dhe së  fundi kryetari Totaj, kryetari i fshatit drejtori Shehu dhe katër të mbijetuarit  e kësaj  masakre e zbuluan këtë plakë përkujtimor që në vete ka dhembje e ka shumë   kujtime, Ne me këtë rast  morëm edhe  disa nga  kujtimet e Bajram Zylfiu  i mbijetuar i kësaj  masakre në Krushë të  vogël. Jeta e  krushjanëve   atëbotë ishte  vështirë sepse mbeten 145 fëmijë jetimë e 8 gra  të veja  e Krushja e vogël  90  për qind e djegur nga  zjarri./Rtv Besa/trasmeton /www.QendraPress.com/