Në Krushë të Vogël shpaloset pllaka me projektin ideor për Memorialin e Martirëve
Kurti, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe përfaqësuesit e këtij fshati.Memoriali i Martirëve në këtë fshat sipas njoftimit të Komunës do të ndërtohet në vendin ku ka ndodhur masakra në mars të vitit 1999.këtë ceremoni kreu i VV-së, Albin Kurti ka theksuar se banorët e Krushës së Vogël nuk do të gjejnë qetësi, nëse nuk ka drejtësi për të gjitha krimet e Serbisë në Kosovë.
“Serbia i ka borxh Kosovës, Krushës së Vogël dhe kombit shqiptar”, ka thënë Kurti, duke shtuar se Kosova ka nevojë për përfaqësues institucionesh që ia kërkojnë këtë borxh Serbisë.Sipas tij, duhet vepruar edhe për kapjen e kryesve të krimeve të luftës ndaj shqiptarëve, ngase vetëm në këtë mënyrë mund të gjendet e vërteta.Getoar Shehu përfaqësuesi i fshatit ka theksuar se banorët e Krushës së Vogël shpirtin e kanë të humbur shkaku i krimeve serbe në këtë vendbanim.
“Jetojmë pa shpirt, njësoj e kanë nënat e vëllezërit tanë… Shpirtin na kanë vra, na kanë gjuajt”, ka deklaruar ai.Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka theksuar se është punuar pak në dokumentimin e asaj që ka ndodhur në Kosovë.“Ky memorial është një përkujtues për gjithë botën se çka ka ndodhur këtu dhe që kjo të mos përsëritet kurrë më”, ka thënë Haskuka.Ndërsa drejtori i Administratës, Osman Hajdari ka pohuar se në Krushë të Vogël prej 113 të vrarëve, 68 prej tyre janë ende të pagjetur.“Ky projekt do të përfundojë sipas planit dinamik dhe do të jetë një ndër komplekset kryesore që do të dëshmojë për sakrificën e martirëve dhe krimet e ushtrisë serbe ndaj shqiptarëve”, ka thënë ai.