Në kuadër të panairit u mbajt edhe gara e qofteve të Prizrenit
Në kuadër të Panairit sot në Kej, të Prizrenit u mbajt edhe gara e qofteve, ku prodhuesit vendorë të qebapëve filluan garën .Lidhur me këtë Panair drejtori i Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Ramadan Tarashaj, tha se pas hajes solemne të panairit tash jemi këtu në garën e qebapëve pasi që Prizreni njihet si njëri nga qytetet e njohura për qebapëve . Mirëpo, ai njoftoi edhe për gjithë agjendën si dhe për ndihmën që ia japin prodhuesëve vendorë Nënkryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës Burim Sallauka, pohon se këto panair dhe sidomos këto si kjo këtu në Prizren padyshim se ndihmojnë shumë vete prodhuesit vendorë pohon ai për Rtv ‘’Besa’’.
Kurse të pranishmit e sotëm dhe garën e ka përshëndetur edhe Ilir Shala, nga shoqata e gastronomisë në Prizren. Në këtë garë sot pos disa nga qoftexhinjtë që ishin morën pjesë edhe përfaqësues të shumë asosacioneve e ku ishte edhe kryetari i Odës së Prizrenit , pastaj përfaqësues të shoqatës së gastronomisë së Prizrenit si dhe shoqatave tjera. Pati edhe mysafirë nga Prishtina e Shqipëria/ Rtv Besa/qendrapress.com/