Në kujtim të atdhetarit, studentit të mjekësisë –Nga Prof.Skender Morina

Dëshmorit të kombit,  VETIM Ramadan SHALA nga katundi Nashec komuna e Prizrenit lind.28.shtator 1968 i rënë në ballë të demonstratave me

dt.27.03.1989 Prishtinë.

Në datën e sotme para 33 vitesh, 27.03.1989 bije në ballë të demonstratës studentore,për të kundërshtuar suprimimin e autonomisë së Kosovës studenti i mjeksisë, dhe atdhetari Vetim R. SHALA vritet nga policia e njësive speciale serbojugosllave para xhamisë së Llapit

Më kujtohet ajo ditë e kobshme ku autoblindat e policisë ishin vendosur në mes të demonstruesve për të shpërndarë kolonën e pafundë të studentëve dhe qytetarëve duke gjuajtur gazë lotësjellës dhe plumba mbi demonstruesit duarthat.

Fatkeqsisht mbeturinat e sistemit jugosllavë komunistë të përbetuar jugosllavë, shqipëfolës disa prej të cilëve edhe sotë janë në politikë ishin jo në përkrahje të demonstruesve por në përkrahje të maqinerisë vrastare serbojugosllave.

Lavdi dëshmorit të kombit Vetim R Shala!

I përjetshëm qoftë kujtimi për ty kusheri.