Në kujtim të Profesorit – Kështu evokonte nga kujtimet e tija prof Masar Shporta.
Nga 23 maturantët e parë të gjimnazit të Prizrenit i mbetur gjallë është Masar Shporta, Ai tregon se në vitin 1945 si nxënës të klasës së parë të gjimnazit u barikaduan për disa ditë pranë lapidarit të Naim Frashërit që mos ta heqin nga sheshi “Shadëravn”.Por,kjo ishte e mjaftueshme se pastaj ata të hynin nën llupën e UDB-së tregon prof. Masar Shporta.
Solemnisht me 26 qershor 2017 do të shënohet 68 Vjetorin e maturës maturantët e parë të Kosovës të cilët e kryen gjimnazin nxënës nga gjithë Kosova dhe Presheva,në Prizren.Nga ajo gjeneratë me 23 maturantë tashëm shumica e tyre nuk janë në jetë Ajo gjeneratë kishte gjithsejt 23 maturantë tregon prof Masar Shporta,i cili tani ende është gjallë. Ai tregon se nga kjo gjeneratë prej 23 maturanëtëve të parë kanë mbetur të gjallë vetëm pesë maturantë. Profesori Shporta shpjegon për kushteve vështira të asaj kohe që kishte shkolla shqipe. Kujdestari i asaj klase tregon se ishte Nexhat Begolli,kurse ai tregon se si nxënës nuk kishin as tabelë të zezë. Gjimnazistët e parë në Kosovë atëbotë ishin në gjimnazin e Prizrenit kujtojnë evokimet e tyre në mes tjerash:Masar Shporta, Ai kujton atë pjesë dhe rrëfen nga jeta e atyre viteve të largëta që nga para luftës së Dytë Botërore, kur ata ishin emëruar 1943, atëbotë si 16 vjeçar vetëm me shkollë të semimaturës morën ditarin në duar për të filluar mësimin me nxënës të këtij qyteti,ku kryesisht mungonin vajzat. Pastaj në vitin 1950 insistuan dhe filluam Gjimnazin e parë të femrave në Prizren. Mirëpo, pas një gjenerate pushteti serbe i asokohshëm e mbylli këtë gjimnaz. Ai kujton kushtet e vështira kur secili nxënës kishte nga një tabelë të zezë me vete në vend të fletoreve dhe kishim shpuzë deti.” Me këtë rast më pati ndihmuar tej mase një mësuese nga Elbasani e cila më jepte përvojat e saja” .Prof Masar Shporta, pastaj evokoi kujtimet e tij si gjenerata e parë e gjimnazit real të kryer në gjuhën shqipe. “Ajo gjenerata ishte e para e regjistruar ne vitin 1945, ku mësimdhënësit të gjithë ishin nga Normalja e Elbasanit. Kurse ne vitin 1949 e kemi kryer maturën atëherë ishin 23 maturantë derisa tani në Kosovë ka 23 mijë maturantë” pohon prof Shporta. Ky takim ishte një takim që nderoi mësuesit e parë të Prizrenit, për të cilën falënderoi edhe kryetari i shoqatës së veteranëve të arsimit Sefer Saramati .Kurse ne si gjeneratë kemi evokuar kujtime të ndryshme. Profesor Masar Shporta duke folur ekskluzivisht për “Kosova sot” ka porositur që arsimi duhet të jetë shtylla kryesore një shoqëri. Kurse shoqëria siq është kjo e Kosovës por arsimit as që duhet të ketë shtyllë tjetër , Kurse ai duke folur për gazeten më dhembje tha se më duhet të them se tani po shoh profesor e gjenerata profesorësh që nuk e duan arsimin dhe nuk janë të përkushtuar për arsimin, Ai tha se kur e di se ne cilat kushte jemi shkolluar ne kur vetëm me 300 gram bukë për 24 orë dhe 19 nxënës në një dhomë konvikti jemi shkolluar dhe kemi jetuar për plotë 4 vite.Tash e di se ka kushte shumë të mira por arsimi po degradohet për fat të keq dhe ate që dua ta them po degradohet si mos ma keq,dhe ai pohoi se tani kjo shoqëri sa i përket arsimit është degraduar dukshëm. Përkujtimi i kësaj gjenerate është edhe me faktin se këta ishin grupi i parë që në vitin 1945 kundërshtuan largimin e bustit të Naim Frashërit nga sheshi”Shadërvan” . Pak duken orët e ditë po të jesh mes këtyre sepse kanë evokime të fuqishme këta mësues të parë të Prizrenit . Këtë vit mbushen plotë 125 vite të shkollës së parë të vashave në Prizren, Derisa dihet botërisht se kjo shkollë i kishte shumë rëndësi për Prizrenin. Ishte Mati Logoreci,që jetoi dhe punoi në Prizren nga viti 1889 deri më 1903. Ai mori pjesë gjallërisht në jetën politike-shoqërore të Prizrenit, me të cilin lidhet një pjesë e mirë e jetës së tij. Prizreni njihet si një nga qendrat e vjetra të Evropës Juglindore, me kalanë e lashtë dhe objektet e tjera me vlerë. Deri nga fundi i shekullit të kaluar ishte një qytet i zhvilluar, qendra ekonomike e kulturore e Shqipërisë. Pas një lufte shumë këmbëngulëse, më 1889, u hap shkolla shqipe edhe në Prizren, me mësues Mati Logorecin. Kjo ishte shkollë e tipit të Mësonjëtores së Korçës, me karakter laik, kombëtar dhe demokratik. Çelja e kësaj shkolle ishte një fitore, sepse u kundërvihej synimeve shkombëtarizuese e asimiluese të të huajve. Hapja e shkollave shqipe u bë në luftë me patrikanën greke, kishën serbe dhe ekzarkatin bullgar, që me gjithë kontradiktat që kishin në mes tyre, bashkoheshin kundër lëvizjes sonë arsimore. Bashkë me të vegjlit shkrimin e këndimin e gjuhës shqipe filluan ta mësojnë edhe të rriturit. Në këtë mënyrë Mati Logoreci u bë mësues edhe i të rriturve. Rrethanat e detyruan të hartojë vetë edhe programin e shkollës dhe të përshtatë tekstet që i duheshin. Logoreci me pasionin e tij tërhoqi edhe më shumë nxënës, aq sa nuk mund t’i përballonte dot vetë. Prandaj, përkrah tij, mori detyrën edhe mësuesi kosovar Lazër Lumezi. Shkolla shqipe e Prizrenit po merrte fizionominë e një shkolle kombëtare, demokratike, ku të gjithë ndjeheshin mirë. Kjo ruante tiparet e një shkolle laike, që tërhiqte nxënës pa dallime fetare, klase, rangu apo fisi, pa dallime gjinie, ku secili gjente ngrohtësinë dhe vëmendjen e mësuesve atdhetarë. kundërviheshin përpjekjeve serbe për shkombëtarizimin e popullsisë së Kosovës.Mirëpo si shkollim me shkollë gjimnazi ishte kjo ishte gjenerata e parë ku nxënës kishte nga gjithë Kosova dhe Presheva.Kurse derisa profesor Shporta fletë për gjimanzain e parë në Kosovë ai nuk harron të potencojë se tashme nga komuna e Prizrenit ka kërkuar q ënë sallën sportive të Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren të vendoset edhe një pllakë përkujtimi se aty është mbajtur Gjykimi i njohur i intelektualëve të Kosovës të njohur si grupi i Prizrenit që kërkuan të përbashkojnë trojet tona.
Q.THAÇI