Në Kuvendin zgjedhor të Degës së SBASHK-ut në Prizren Reshit Kushaj, fiton besimin meritor edhe për katër vitet e ardhshme

0

          Kryetari i  SBASHK-u Rrahman Jasharaj, në  kuvendine  sotëm të  SBASHK-ut në Prizren , ka  folur  edhe  kuvendin e  sotëm zgjedhor të degës së  SBASHK-ut në Prizren si dhe për  kryetarin kësaj dege  Reshit Kushaj duke  theksuar se ai  duke ditur sfida nëpër të cilat  ka kaluar  Kosova  ishte mjaft  i sukseshëm tha Jasharaj. Z. Kushaj  shpesh na  ka  përfaqësuar edhe në debate  mjaft arssyeshëm edhe  sa i përket kërkesave  tona.,

Lidhur me punën  katër  vjeçare  të kësaj dege  ka raportuar  kryetari Reshit Kushaj i cili  si  pikë  refrence  për një sfidë  të theksuar e ka  cekur mungesën e  zyrës  së  SBASHK-ut  ku pastaj  veprimatrinë e kanë  ushtruar nëpër  objekte  më shumë  hoteliere.Por, ai tha se  ia kemi dalur  që të jemi si dega me aktive.

Derisa ekskluzivisht për  mikrofonin tonë  kryetari i Sindikatës  arsimore Rrahman Jasharaj  ka ka kaluar një vit që nga vendimi i Kushtetueses dhe institucionet përgjegjëse dhe Qeveria me apo pa qëllim e kanë harruar Ligjin e Pagave. Lidhur me këtë, SBASHK-u paralajmëroi se do të kthehen protestat dhe grevat, të cilat SBASHK-u e as sindikatat tjera nuk i dëshirojnë, por do të veprojnë në bazë të kërkesave të anëtarësisë sepse ky është obligim i tyre tha ai .  Në kuvendin e sotëm  morën pjesë mbi 62 përfaqësuesë të shkollave të  komunës së Prizrenit dhe në garë  për  kryetar të  degës  së  Sindakatës  arsimore garuan dy kandidatë ,Mimoza  Duraj dhe  Reshit Kushaj. Ku  pas votimit të  62 përfaqësuesëvë të  Sindikatës  Arsimore dega në Prizren një  votë ishte e pavlefshme  dhe 11 vota  fitoi Mimoza Duraj  kurse  me 50  vota pro,  votuan që edhe në katër vitet e ardhshme  të  udhëheq  këtë dega  kryetari i  i deritanishëm Prof  Reshit Kushaj.Profesor Kushaj,është  i njohur si një nga  veprimtarë e palodhur që ka bërë  sa i përket arsimit në Kosoëv, Ai ishte luftëtarë i lirisë dhe pjestarë i UÇK-së    dhe është veteranë  i luftës, Reshiti pa u ndaluar asnjëhere në interes  të  mësimdhënësve  ka bërë shumë dhe pa ndalur  është në shërbi të tyre./qendrapress,com/       

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *