Në lagjen Arbana në Prizren, një person është gjetur pa shenja jete nga një fqinjë.

Me datë 02.04.2026, rreth orës 07:25, Policia ka pranuar informacion se në rrugën “Enver Buqa”, në lagjen Arbana në Prizren, një person është gjetur pa shenja jete nga një fqinjë. Bëhet fjalë për një mashkull rreth 53-vjeçar (E.S.) i cili jetonte vetëm me nënën e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij në shtëpi. Patrulla policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa në vijim kanë dalë edhe hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve. Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për egzaminim. Lidhur me rastin është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”,njofton zëdhënësi o policisë rajonale në Prizren Toger Shaqir Bytyçi./QendraPress/