Në  lagjen ‘’Kurilla’’  u përurua parku i kësaj lagje

Në  kuadër të  përurimeve  të  parqeve  sot,kryetari i Komunës së  Prizrenit  Shaqir Totaj, i bashkëshoqëruar nga nënkryetari Kujtim Gashi, drejtori i shërbimeve Publike  Çelë Lamaj dhe ai i Inspektorateve Islam Ukimeri, sot,  kanë  përuruar  banorët e lagjes  ‘’Kurilla’’  për  parkun e ndërtuar sipas  nevojave të kësaj lagje  ku  pos  gjelbërimit  i është  ofruar edhe një ndriçim si dhe  kroje  freskimi. Me këtë rast  i pari i komunës   tha se  pas  parkut të parë  erdhën ta përurojnë  parkun dytë në  këtë lagje  edhe  ky park  do të  jetë në shërbim të këtyre  banorëve,  më të  gjitha  mundësit  e krijimit për  hapësirat të  gjelbërta  të  jene  sa më shumë në shërbim të  qytetarëve sepse ata e meritojnë një jetë më të mirë  edhe  dukë pasur mundësi pushimi në hapësirat  gjelbëruese.

Drejtori Çelë Lamaj  duke  folur  për  parqet sot ka potencuar se pasi  ne po  investojmë në  këto hapësira gjelbëruese   unë   apelojë  tek qytetarët që të shtojnë  ata kujdesin për të mirëmbajtur këto hapësira. Ne kemi  kompaninë  ‘’ Eko- regjioni ‘’e cila  përkujdeset për  këto hapësira, por edhe  vete qytetarët besojnë se   duhet të kenë kujdes  të shtuar tha ai. Parku i lagjes ‘’Kurilla’  është  parku   që  është  përfunduar me herët  dhe  kujdesi i deritashëm edhe i banorëve është  i kënaqshëm./www.QendraPress.com/