Në mbledhjen  inauguruese  të  K.Komunës  kuvendarët e dhanë betimin, Shaqir Totaj, morri zyrtarisht detyrën e kryetarit të Prizrenit.

0

                        Në seancën  solemne, inauguruese  të cilën sot, e  udhëhoqi  asamblisti më i moshuar  Hanefi Muharremi, filloi me  intonimin e himnit  kombëtar dhe  të  Kosovës  e pas kësaj  u zgjodhë edhe Komisioni verifikues nga ; Kujtim Gashi ,Dafina Alishani dhe  Levent Bush, ku nga  41  kuvendarë  sot, e dhanë betimin 37  prej tyre,.Pasi që  dihet se këta janë bartësit e listës  së  AAK,-së, Nisma  të cilët  tashmë do të zëvendësohen nga  kandidatët përkatës.  Kurse  pas  kuvendarëve  betimin solemn e dhe  edhe  kryetari i komunës  Shaqir Totaj duke  premtuar se  do të  jetë  në shërbim të  prizrenasve tha  se  falënderoi të gjithë qytetarët për mbështetjen e dhënë në zgjedhjet e fundit.

“Falënderoj të gjithë qytetarët pa dallim për mbështetje dhe besimin për t’ia sjell ndryshimin qytetit të bukur të Prizrenit. Sot, ndjej emocion të veçantë sepse po jetësojmë dëshirën e madhe dhe kontributin e liderëve tanë historik, Hashim Thaçi e Kadri Veseli të cilët gjithmonë anë kontribuar veçanërisht për Prizrenin. Dua  të  jem i pari në mesin e të barabartëve’’dhe pasoj  vazhdoi. Në këtë ceremoni  inauguruese ishte  edhe  kryetari i parë i pasluftës së  Prizrenit Kadri Kryeziu dhe  kryetari Ramadan Muja, Përfaqësuesit e  klerit  mysliman, katolik dhe hebraik,Drejtoria e  Policisë  Rajonale, përfaqësues të shoqërisë  civile  dhe  personaliet të shumta   bashkë me  media.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *