Në mesin e 21 viktimave nga COVID-19 është edhe një e moshës 20-29 vjeç

0

                           21 persona kanë humbur jetën si pasojë e coronavirusit në 24 orët e fundit në vendin tonë. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në mesin e të vdekurve është edhe një person i moshës 20-29 vjeç, përcjell Klankosova.tv. Bazuar në këto të dhëna, një tjetër person i takon moshës 30-39 vjeç, një moshës 40-49 vjeç, pesë viktima janë të moshës 50-59 vjeç, tre të moshës 60-69, shtatë 70-79 dhe tri viktima janë të moshës mbi 80 vjeç. Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 1 mijë 278 raste të reja me COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *