Në ndarjen e fazës së dytë vazhdoi ndarja e mjeteve për fermerët e komunës së Prizrenit.

Pas fazës së parë të ndarjes së mjeteve bujqësore , sot është organizuar faza e dyte e ceremonisë së ndarjeve të mjeteve bujqsore për ferëmërët e komunës së Prizrenit nga Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, u ku nga ky projekt që e ka edhe një fazë të tretë përfitojnë , gjithsej 333 përfituesë të projektit “Furnizimi me mekanizëm bujqësor – me bashkëfinancim”. Fermerët përfituan motokultivatorë, pjatore me disqe, trina, mbjellëse misri e gruri, pllugje dhe atomizerë, me qëllim modernizimin e bujqësisë, rritjen e cilësisë së punës në tokë dhe uljen e shpenzimeve. Nënkryetari i komunës së Prizrenit Kujtim Gashi,ishte i pranishëm në këtë ngjarje, dhe u shpreh: “se në emër të kryetarit Totaj dhe drejtorit Bytyçi Bujqësia ju përshëndes dhe them se Bujqësia është një sektor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të komunës sonë. Për këtë arsye, mbështetja e fermerëveDrejtori i Bujqësisë Bexhat Bytyqi, me këtë rast tha se sot,është faza e dytë e ndarjes së mjeteve dhe kështu e kemi edhe një fazë të tretë dhe ky projekt kalon shifren prej 378 mijë euro. Derisa në vitin që vije ne do të vazhdojmë me projekte të këtilla sepse e kemi buxhetin edhe më të madh se këtë vit, tha ai. Kurse fermeri Maliq Morina nga Landovica me këtë rast tha se komuna e Prizrenit po na ndihmon shumë dhe bile kisha thënë tepër . Normalisht ata nuk munden neve me na ulë në karrikat e tyre por, ndihmë të madhe po u japin fermërve tha Morina. E gjithë kjo u tha se po bëhet që fermerët me këto ndihma të kenë ,ishte për të pasur prodhime sa më cilësore dhe të shërbejnë në shëndetin e popullatës .