Në një rast “ Dhune në familje” sekuestrohen arme dhe municion

            Zëdhënësi i Policisë Rajonale  në Prizren ,me datën 9.07.2023, rreth orës 16:57 policia ka marre informatën për një rast dhune në familje në Prizren, nga viktima e rastit është raportuar se kishte pasur mosmarrëveshje me burrin e saj. Patrulla policore ka dale ne vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me viktimën e cila ka deklaruar se me burrin e saj ka mosmarrëveshje të vazhdueshme, para dy tre dite ka pas edhe dhune fizike të ushtruar ndaj saj, kjo është dëshmuar edhe nga shenjat në trup dhe fotografit. Gjatë iintervistimt të viktimës është kuptuar se i dyshimti, burri i saj posedon armë dhe municion në banesën e tij. Me urdhër të prokurorit në prani të avokatit mbrojtës është kryer kontrolli në banesën e të dyshuarit dhe në dhomën e gjumit janë gjetur dy shkopinjtë bejsbolli dhe dy stilolapsa kamere USB, të cilat janë konfiskuar si prove materiale nga njësiti i krim teknikes. Gjatë kontrollit janë gjetur edhe armë, pushkë automatike -Ak-47, 702 fishek të kalibrit të panjohur, 5 karikator të armës AK-47, gjithashtu është dhe një armë simulantive me gaz (shkrepëse). Të gjitha armët dhe municion nga të dyshimtit është deklaruar se janë në pronësi të babit të dyshimtit të rast të parë. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit kujdestar i njëjti ndalohet për 48 ore. Rasti nen hetime.