Ne nuk do të kemi mësim normal, ne po eksperimentojmë me fëmijët -Shkruan;Naim Kurtishi,pedagog – Tetovë
Më se e vërtet ! Digjitalizimi i librave paraqet rrezik për diskriminimin e grupeve të qytetarëve në gjendje të vështirë ekonomike e sociale. Jo të gjithë do të mund të përfshihen në këtë proces. Edhe gjatë mësimit online kemi pasur raste të shumta kur fëmijët e zonave rurale apo në gjendje të rëndë (ekonomike), nuk kanë bërë qoftë edhe një orë mësim dhe në anën tjetër fëmijët në gjendje të qëndrueshme kanë avancuar në mësim ! Do të përballemi me një konfuzion të madh, nëse nuk do të kemi një kontroll të detajuar mbi programet mësimore. Ne nuk do të kemi mësim normal, ne po eksperimentojmë me fëmijët dhe kjo doemos se do të ketë pasoja të rënda në ndërtimin e arsimimin e fëmijëve./qendrapress.com/