Në përvjetorin e 23-të të ndërhyrjes në Kosovë, NATO mban samit të jashtëzakonshëm
23 vjet më parë NATO nisi sulmet kundër Serbisë si kundërpërgjigje për të ndaluar gjenocidin në Kosovë.E pikërisht kur më 24 mars, kur kjo datë lidhet edhe me fillimin e ndërhyrjes së NATO-s, Aleanca Veriatlantike do të mbajë një samit të jashtëzakonshëm.Këtu do të marrë pjesë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden.Në këtë samit të thirrur nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Joe Biden do të “diskutojë përpjekjet e vazhdueshme për parandalimin dhe mbrojtjen në përgjigje të sulmit të pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës, si dhe për të riafirmuar angazhimin e hekurt ndaj aleatëve tanë të NATO-s”, njoftoi sekretari i shtypit të Shtëpisë së Bardhë.Presidenti amerikan do të marrë pjesë edhe në samitin e Këshillit Evropian, të planifikuar për 24-25 mars.Ai takim do të përfshijë diskutimin e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë dhe ofrimin e mbështetjes humanitare për viktimat e luftës.I pari i Shtëpisë së Bardhë, ka bërë dy udhëtime ndërkombëtare që nga marrja e detyrës, dhe të dyja vizitat e vitit 2021 ishin në Evropë. Ai vizitoi Brukselin qershorin e kaluar, duke riafirmuar mbështetjen për NATO-n dhe Bashkimin Evropian.