Në prag të dorëzimit të listave për garat e 17 tetorit 2021,partitë politike në Prizren janë me këto gjendje
Tani kur më kanë mbetur edhe pak ditë deri të hënën kur është afati i fundit për të dorëzuar listat e kandidatëve që do të garojnë për garat komunale të 17 tetorit 2021 në komunën e Prizrenit partitë kanë aktualisht këtë gjendje. Burime nga VV konfirmojnë që nesër ose më së largu pasnesër konfirmohen të gjitha kandidaturat si dhe bartësi i listës, Kurse ky subjekt politike ende zyrtarisht as kandidatin për kryetar të komunës nuk e ka bërë zyrtar.
Edhe PDK sipas shefit të shtabit zgjedhor Kujtim Gashi, deri pasnesër nuk e ka gati përfundimtare listën e kandidatëve e as nuk e ka përfundimtare bartësin e listës sepse tashmë janë në negociata për këtë gjë tha për Rtv’’ Besa’’ Por kandidati për kryetar komune është i konfirmuar më herët e ai është Shaqir Totaj. Derisa zyrtarja për informim nga LDK Afërdita Morina Bifar e konfirmoi se do të garojnë me 45 kandidatë, por ende se kanë përfundimtar bartësin e listës e ajo pohoi se ai nesër do të publikohet. Nga AKR sipas burimeve brenda kësaj partie siç pohoi kryetari i AKR dega në Prizren Afrim Tejeci tha se ende janë duke punuar dhe dega e AKR-së në Prizren do të garon me 41kandidat Me vendimin e kryesisë është caktuar për bartës liste Msc Afrim Tejeci. Përderisa Ilir Baldedaj ka konfirmuar për Rtv Besa se AAK do të garon në këto zgjedhje më 45 anëtarë dhe bartës i listës është Kryetari i Degës Lulëzim Kabashi ka thënë ai . Por kjo degë ende nuk e ka caktuar kandidatin për kryetar të Komunës ose mund të mbetet z. Kabashi edhe si kandidatë i mundshëm. Kurse kandidati i Nismës , Zafir Berishs tregon se Nisma do të garon me 45 kandidatë për asamble, bartës i listës është Zafir Berisha si dhe kandidatë për kryetar të Komunës . Tani më sot ka shumë profile në Fb që po prezantohen ose vetë ose nga nëndegë se kush do të garojnë për asamble nga subjekte politike. Partitë si KDTP dhe ato Boshnjake e të RAE, besojë deri të hënën do ti bëjnë gadi të gjitha listat për të garuar në këto zgjedhje .