Në prag të 28 Nëntorit, nënshkruhet Kongresi i parë Kombëtar i Autoriteteve Lokale Kosovë – Shqipëri
Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës Kosovës, Besnik Tahiri në një takim që pati sot në Tiranë me Ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Sander Lleshaj, kanë nënshkruar nisjen e Kongresit të parë të përbashkët në nivel të kryetarëve të komunave/bashkive, Kosovë – Shqipëri.
Sipas një njoftimi për media, kjo platformë do të identifikojë fushat e përbashkëta dhe intensifikojë komunikimin në mes komunave në Republikën e Kosovës dhe bashkive në Republikën e Shqipërisë.
Elimino aknet dhe puçrrat vetëm me African Black Soap nga GreenMed!
E SPONSORUARLEXO MË SHUMË
Në njoftim thuhet se zëvendëskryeministri Tahiri është shprehur i lumtur që po jetësohet për herë të parë Kongresi Kombëtar i Autoriteteve Lokale Kosovë-Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e kësaj iniciative, e cila sipas tij, duhet të shërbejë si model i bashkëpunimit rajonal, e në veçanti si platformë e komunikimit të rregullt dhe formal në mes qyteteve panshqiptar.
“Ky lloj bashkëpunimi, përveç aspektit institucional, ka për synim që të zgjerohet në nivel turistik, social dhe ekonomik, duke krijuar mundësi të bashkëpunimit në një rrafsh më praktik, por edhe vendeve të tjera të rajonit në kuadër të objektivit të përbashkët, integrimit evropian”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/