Në praninë e bashkëluftëtarëve dhe familjarëve sot, u shënua 1 Vjetori ish komandantit të UÇK-së Xhavit Elshani
Sot në varrezat e dëshmorëve në Landovicë u shënua 1 vjetori vdekjes se ish komandantit të njësisë speciale “Syri Shqiponjës” nga brigada 124 dhe kapitenit të Batalionit Xhavit Elshani i njohur si komandant’’Leopardi’’.
Përveç familjarëve të pranishëm ishin edhe bashkëluftëtarë anekënd tokave shqiptare.
Kontributi i ish komandantit Xhavit Elshani , ishte shumë i çmuar në luftën çlirimtare, ai ishte invalid i luftës së UÇK-së dhe njëri nga luftëtarët e paepur për liri ,por asnjëherë .Ai ishte bashkëluftëtari i komandant Tonit dhe Micit ishte njëri nga ata luftëtarë që nuk e ka njohur frikën . Fushëbetejat në ; Pashtrik, Dukagjin e Drenicë ishin fushëbetejat ku ai dallohej ai për luftimet e tija . dhe aty e kërkonte nevoja e betejave aty ishte komandant ‘’Leopardi’’.Ishte një profesionist i vërtet dhe i njohur për heroizmat e tij për të cilat e njohin të gjithë bashkëluftëtarët të cilët i ndanin luftërat në beteja atu u ndihej zëri i lirisë. Pas luftës ishte edhe në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës në Batalionin Gardist ” Besim Ndreca” në detyrën e kapitenit. Për jetën e ish komandantit kanë folur ish komandantët e luftës; Rrahim Bekteshi, Agim Muçaj,Kadri Thaçi dhe të tjerë duke evokuar pjesë nga lavdia e komandant ‘’Leopardit’’. Ai ishte edhe një sportist i dalluar ku edhe drejtojë klubin futbollistik nga Pirana e Prizrenit.
Edhe pas luftë ishte aktiv në subjekte politike duke u angazhuar për demokratizimin e vendit dhe duke ndihmuar subjektet politike .