Në Priren sot , u mbajt Testi i Arritshmërisë për 2,283 semimaturantë

0

Sot në  gjithë  Kosovën  Testit të Arritshmërisë  i nën shtrohen  26 mijë nxënës të klasave të nënta , Derisa në  komunave e  Prizrenit i nënshtrohen  gjithsejtë 2283 nxënës në tri gjuhë , ku me pikët e arritura do të kenë mundësi të orientohen për në shkollat e mesme, ndërsa për shkak të pandemisë në klasa ketë here kishte vetëm nga 15 nxënës.  Testi do të ketë 100 pyetje nga lëndët gjuhë shqipe, gjuhë angleze, matematikë dhe pyetje nga shkencat shoqërore e ato natyrore, ndërsa edhe këtë herë nuk do të ketë kriter kalimi, por që pikët e mbledhura u shërbejnë nxënësve që të orientohen për në shkollimin e mesëm. Derisa Ministria e Arsimit njoftoi se në koordinim me drejtoritë komunale të arsimit dhe me shkollat, MASHT-i ka realizuar të gjitha përgatitjet e duhura për organizimin e këtij testi sot në  Prizren  nënkryetari  Visar Shehu, bashkë  me  zyrtarin e  DKA Elbasan Shoshaj  pohon se  në  Prizren ka  fillmira në të  gjithë  qendrat testi me kohë dhe pa asnjë  problem. Fillimisht sot Nënkryetari i komës  Visar Shehu i bashkëshoqëruar edhe nga zyrtarë të  DKA në Prizren Elbasn Shoshaj e vizituam  Qendrën e   testeve në  shkollën Fillore ‘’Lekë Dukagjini’’ ku po  testohen nxënësit  në  gjuhën Turke dhe  Boshnjake. nënkryetari Shehu  tha se  sot e filluam këtu në  këtë e shkollë  dhe u informuam se këtu  çdo gjë  fillojë mbarë  dhe pa asnjë problem. Kurse në  Priren kemi 15 qendra dhe kemi 214 klasa apo pika  ku mbahet testet,tha ai

Elbasan Shoshaj nga  drejtoria e Arsimit  tregoi se  kjo drejtori me kohë  i ka marrë të  gjitha parapërgatitjet dhe se   tani më  kemi informacion e  çdo kund  ka filluar mirë, Ne secilën pikë kemi vendosur të  jene  vetëm nga 15 nxënës  kjo për shkak të pandemisë

Drejtoresha e shkollës ‘’ Lekë  Dukagjini ‘’ Lindita Bllaca tregon se këtu kemi 182 nxënës  nga këta janë 101  në  gjuhën turke dhe 81 në  gjuhën  boshnjake,  jemi  të  përgatitur sipas kërkesave   të  institutit për shkak të pandemisë

Edhe MASHTI fton të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces, që të respektojnë në përpikëri rregullat dhe masat kundër COVID-19.

Në objektin e  shkollës  Fillore’’Motrat Qiriazi ‘’ sot  ishin mbi 17 semimaturantë nga  shtatë  fshatra   nga ato ato Përdrinisë  pastaj në  Lugina e Lumbardhit  dhe  fshatra tjera që i nënshtruan testit të arritshmërisë  .Me këtë rast  nënkryetari  i komunës  Visar Shehu si dhe zyrtarë të drejtorisë së  arsimit  me  Elabasan  Shoshaj  kanë  vizituar nga afër këtë qendër  ku janë njoftuar  për  mbarëvajtjen e testit të arritshmërisë në këtë shkollë, nënkryetari Shehu ,tha se pas  vizitës së parë  në  shkollën ‘’Lekë  Dukagjini’’ tani jemi këtu në ‘’Motrat Qiriazi’’ dhe nga drejtori u informuam se për mbarëvajtjen  që ka  qenë sipas  rregullave dhe me kohë e pa asnjë problem.

Drejtori i kësaj shkolle Sedat Shkurti,tha se  këtu janë nxënës nga  7 shkolla dhe i jemi përshtatur të gjithë kërkesave që  janë kërkuar me kohë . Me kohë i janë përgjigjur me kohë edhe mësimdhënësit edhe  nxënësit  dhe  besojë se  çdo gjë shkoi si është më së  miri

Drejtoria e Arsimit në  Priren pohuan se  këto  teste nëtë gjitha qendrat e testimeve ka shkuar sipas kërkesave  dhe  kjo  ka ardhur pas një  kohe pandemie që ka kërkuar edhe përgatitje më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *