Në Prizren fillon mësimi joformal

             Në Prizren ka filluar sot mësimi joformal, në nivelin fillor dhe të mesëm të ulët (Klasa 1-9).Drejtoresha e DKA-së në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj tha se ky program do t’ju shërbejë nxënësve që për shkaqe të ndryshme nuk kanë pasur mundësi të përfundojnë shkollimin.“Janë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtje të këtij programi, duke filluar nga krijimi i ekipit të veçantë të mësimdhënësve”, tha ajo. Kurse drejtor i kësaj shkolle është caktuar prof Reshit Kushaj, i cili tregon se jnë mbi 100 nxënës janë  paraqitur dhe ka  edhe më shumë kërkesa  për këtë proces mësimor.Ai tregon për ‘’QendraPress.com/ se interesimi  është shumë i madh ./QendraPress.com/