Në Prizren fillon viti i ri me probleme të vjetra, të cilat janë produkt i adoleshencës politike të z.Haskuka dhe LVV-së

0

         NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren shprehet e shqetësuar për degradimin e qytetit të Prizrenit nga keq-qeverisja, pasojat e të cilës po i vuajnë qytetarët!  Mungesa e ndriçimit publik në shumë rrugë dhe rrugica ka rritur pasigurinë në qytet, ku ka ndikuar edhe në rritjen e dukurive negative, sidomos vjedhjeve dhe plaçkitjeve të pasurisë së qytetarëve.

Me muaj apo edhe vite shumë semafor në Prizren nuk punojnë, gjë që të lë përshtypjen si një shtëpi pa zot shtëpie, e që ka bërë të ketë një çrregullim total në lëvizjen e lirë dhe normale, pasojat e të cilave janë vërejtur sidomos gjatë festave të fundvitit.

Prizrenin muajve dhe viteve të fundit e ka karakterizuar një anarki në qeverisje dhe menaxhim të qeverisë komunale me ndërtime e mbindërtime pa leje, shkatërrim të zonës historike, investime jo cilësore në infrastrukturë, subvencionim të militantëve partiak me taksa të qytetarëve, nepotizëm në punësim si në arsim, administratë e shëndetësi!

Pandemia COVID-19, e cila e përfshiu gjithë botën, në qytetin tonë u shfrytëzua për vjedhje të parasë publike përmes tenderëve të negociuar, si dhe fryrjen e çmimeve deri edhe 200% të produkteve të kontraktuara nga zyrtarët e qeverisë në Prizren.

Manipulimi i opinionit në Kosovë se kush është Lëvizja Vetëvendosje në prag të zgjedhjeve parlamentare, është mirë t’i kthejnë sytë nga Prizreni për të parë modelin e keq-qeverisjes dhe degradimit të institucioneve dhe qytetit te Prizrenit.

Zyra për Informim, NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *