Në Prizren, garojnë pesë kandidatë për postin e komunës dhe mbi 350 kandidatë për kuvendarë

Me rastin e hapjes së fushatës, pos PDK-së me kandidatin Shaqir Totaj,qe e bënë sonte, në lagjen ‘’Ortakoll’’ me fillim në ora 19 e 30 , ku do te mbahet tubim I madh me qytetarë.Fushatën e fillojnë sot, edhe Lëvizja Vetëvendosje në Prizren , në ora 19:00, në ShFMU “Fadil Hisari”, në lagjen e Trimave (Tusuz), do të mbahet tubim i madh me qytetarë.
I pranishëm do të jetë kandidati për Kryetar të Komunës së Prizrenit, Artan Abrashi. Kurse dega e LDK-së sot, fushatën e kanë të përbashkët në Prishtinë tregon kandidati për kryetar i LDK Driton Selmanaj .Kurse nesër me 14 shtator, hapjen zyrtare të fushatës e bënë AAK-ja në mjediset e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ku do të bëjnë prezantimin e platformës poltike , me fillim në ora 13,00. Sipas kandidatit për kryetar të Bashkimit demokratik për Prizrenin Zafir Berisha.për shkak të fushatës ndryshe hapjen zyrtare e fillojnë javën që vije. Kështiu tashmë në këtë garë po garojnë edhe Nisma Soacialdemokrate me kandidaten Albulena Balaj dhe janë pesë kandidatë për të parin e komunës dhe janë mbi 350 kandidatë që garojnë për kuvendarë.