Në Prizren mbahet Konferenca  ndërkombëtare kundër drogave,  organizuar nga Federata e Mjekëve në Evropë

Sot, në mjediset e UPZ është mbajtur konferenca ndërkombëtare e Mjekëve  Shqiptarë në Evropë e ku kanë marrë pjesë edhe kryetari i komunës   së Prizrenit Shaqir Totaj i cili është nderuar edhe me mirënjohje  ndërkombëtare  , pastaj ministri i shëndetësisë  Arbën Vitia, Dr Fatmire Kollçaku, deputete. Dr Jusuf Ulaj, dr  Narqize Hoxha drejtoreshë e spitalit në Priren, kurse kumtesa kanë  mbajtur fjalime të tyre edhe prof Gazmend Bojaj, Prof Fadil Çitaku, prof ass Valdet Hashani, Dr Edmond Nushi  dh Dr Xhevat  Elezkurtaj , Lidhur me këtë  konferencë ndërkombëtare  ka folur presidentja e  Federatës së Mjekëve  të Evropës  dr Aurora Dollenberg, e cili  ka  falënderuar të gjithë pjesëmarrësit  për pjesëmarrjen në këtë  konferencë  e sidomos tani ku kjo po bëhet  nevojë e domosdoshme .Dr Narqize  Hoxha, drejtoreshë e spitalit në Prizren në këtë  konferencë ka mbajtur një   fjalë rasti kurse ajo tha se kjo konferencë  ka rëndësi  të madhe, dhe paraqiti edhe fakte tjera të cilat tashmë  edhe në spitali e Prizrenit  jepet sasia e narkotikëve që i jepen nevojtarëve të  spitalit Kurse nga  Finlanda  kishte ardhur edhe  dr Edmond Nushi i cili me këtë rast ka  folur lidhur me këtë  event kaq të rëndësishëm. Ky është njeri nga  eventet  e rëndësishme  të shëndetësisë që  Prizreni dhe   e bënë edhe më të  njohur në  Evropë e  botë, Prandaj, u tha se mjekët shqiptarë kudo që janë po tregojnë  suksese evidente./www.QendraPress.com/