Në Prizren ndizen qirinjë me rastin e ditës së përkujtimit të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë
Në ditën e përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, zyrtarët komunal në krye me kryetarin e komunës Shaqir Totaj si dhe Qendrën “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, ndizën qirinj në përkujtim të viktimave të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në sheshin Shadërvan në Prizren.
Postimi i plotë i Kryetarit Totaj:
Sonte, me rastin e 15 Janarit – Ditës së Përkujtimit të Gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë, së bashku me zyrtarë të Komunës e qytetarë si dhe Qendrën “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, ndezëm qirinj në përkujtim të viktimave të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në sheshin Shadërvan në Prizren.
Rikujtojmë se Kuvendi i Kosovës ka miratuar vite më parë “rezolutën për gjenocidin serb të kryer në Kosovë”.
Lavdi e përjetshme gjithë heronjve, dëshmorëve dhe të rënëve për liri!, ka shkruajtur kryetari Totaj në Facebook. /RtvBesa