Në Prizren organizohen rreth 100 aktivitete kulturore dhe sportive

                       Kultura dhe sporti në Komunën e Prizrenit ka kapërcyer kufijtë e Kosovës. Festivale të ndryshme dhe sportistë nga ky qytet kanë emër në mbarë rajonin dhe Evropën. Komuna e Prizrenit po përpiqet t`ia japë mbështetjen maksimale organizimit të këtyre aktiviteteve, ndonëse duhet ende shumë për t`i plotësuar kërkesat për të gjitha organizimet gjatë gjithë vitit.Jeta e bujshme kulturore dhe sportive në Komunën e Prizrenit tashmë është njohur edhe jashtë kufijve të Kosovës.Një vajzë e re prizrenase sikur atletja Sara Susuri, ka arritur që sivjet ta thyejë rekordin në vrapim 100 metra. Por këtë sukses nuk mund ta arrinte pa mbështetje.Shoqëria Kulturore Artistike “Agimi” është më e vjetra në Kosovë e cila njihet për aktivitetet e saj brenda dhe jashtë vendit. Kjo shoqëri është e kënaqur me mbështetjen financiare nga komuna.Megjithëse, buxheti i Drejtorisë së Kulturës është rritur, kërkesat që ka ky qytet i vjetër nukmjaftojnë.“Duke u nisur nga kërkesat e mëdha që ka kultura dhe sporti në Prizren, ne këtë buxhet edhe brenda përbrenda planifikimit që kemi bërë, kryetari na ka mbështetur jashtë planifikimit të buxhetit dhe dikun rreth 40 % është rrit buxheti nga ajo që kemi planifikuar gjatë këtij viti. A është e mjaftueshme, nuk është e mjaftueshme ngaqë kemi shumë projekte, shumë aktivitete, kemi shumë mundësi për ta promovuar qytetin. Ne po mendojmë që vitin që na vjen ta rrisim dikun edhe për 30 % buxhetin”, tha Adem Morina, Drejtor për kulturë rini dhe sport në Prizren. Komuna e Prizrenit gjatë gjithë vitit organizon rreth 100 aktivitete kulturore dhe sportive./RTK