Në Qendrën Artizanale në Prizren sot, u certifikuan 216 gra

0

           Në  Qendrën Artizanale  në  Prizren sot , pari  solemnitetin e ndarjes së certifikatave   për  gratë  të cilat  e kanë  përfunduar  kursin në disa drejtime  si punime  dorë në gravurë pastaj punime në dru e kështu me radhë.  Në këtë  solemnitet ishte edhe  kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Liman Kazaz Ministri  Fikrim Damka , nga  Tika Cihad Dinçer, Konsulli i ambasadës  turke në Prizren Serdan Yazden , Nga  qendra ‘’Jonus  Emra’’ku me këtë rast edhe ndanë  certifikimin e pjesëmarrësve të kurseve artizanale të mbajtura në pesë fusha të ndryshme, veshje, pajisje shtëpiake, djegie në dru, reliev në letër   u certifikuan dhe qëndisje të kordeleve në gjergjef .Me këtë rast të  pranishmit i ka përshëndetur  drejtoresha  Sevil Kazaz. Duke  uruar suksese  për  gratë  që  sot po certifikohen, Kurse  kryetari i komunës  Mytaher  Haskuka  uroi të  gjithë  këto gra  dhe tha se  nga  hapja e kësaj Qendre  janë certifikuar 330  gra, Kurse  sot  u certifikuan 216 gra. Edhe të  pranishmit të tjerë  sot  uruan këto zonja e zonjusha me rastin e  certifikimit duke  uruar që  ato të kanë  shumë suksese. Derisa njëra nga   gratë e certifikuar  Shpresa Makasqi  tha se  kjo çertifikatë është  një  bazë e së ardhmes për një mundësi  të  një  sigurimi  të një page, Por,  ne kemi problem se  prodhimet tona  nuk kemi ku  ti sheshin tha ajo. Myzafere  Jëlliqi  gjithashtu  pati një ankesë në këtë drejtim ,sepse   të  gjithë  punimet tona  na lejohet ti shesin më  shesh  por  bartja  e tyre na  kushton dhe na pengon punën tonë  thanë ajo.

Sot  këto gra  thanë  tashme ky  certifikim besojmë se do të na  ndihmojë  të  gjithave  që të kemi një  mundësi që të krijojmë  një   mundësi  të ardhurash për familjet  tona,/Rtv- BESA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *