Në qendrën e Prizrenit, punimet në rrugën “Shuaib Spahiu” po vazhdojnë sipas planit.
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe drejtori Çelë Lamaj,me një angazhim maksimal janë duke u angazhuar në rregullimin infrastrukturës brenda qytetit. Në këtë rrugë të rëndësishme, që lidhet direkt me sheshin “Shatërvan”, aktualisht po shtrohet trotuari me kalldrëm, pas përfundimit të intervenimeve në komplet sistemin e infrastrukturës nëntokësore. Ndryshimet e bëra do ta përmirësojnë qarkullimin dhe estetikën e kësaj zone qendrore të qytetit tregon ai. Kurse fal angazhimit të madh që po tregon kjo drejtori tashmë ,dhjetëra rrugë janë ndërtuar e rinovuar, kështu që tashmë janë bërë ndërtime dhe padyshim është rregulluar edhe vetë jeta e qytetarëve./www.QendraPress.com.