Në rigjykimin e dytë, lirohet nga akuza për korrupsion ish-drejtori i Administratës në Prizren
Gjykata Themelore në Prizren, të martën, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-drejtorit të Administratës në Prizren, Ilir Baldedaj, i akuzuar për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.Ndryshe, Baldedaj nga ish- gjykatësi Xheladin Osmani, për herën e dytë ishte dënuar më 2 gusht 2022 me 10 muaj burgim efektiv dhe si dënim plotësues, ndalim i ushtrimit të funksioneve publike në administrate ose shërbime publike në afat prej 2 vite. Edhe herën e parë, ai ishte dënuar me dhjetë muaj burgim efektiv më 15 janar 2021, mirëpo, Gjykata e Apelit dy herë e ka kthyer rastin në rigjykim.Shpallja e aktgjykimit, u bë të martën nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Raima Elezi, raporton “Betimi për Drejtësi”.Gjykatësja Elezi, tha se për të akuzuarin Baldedaj merr aktgjykim lirues për veprën penale keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar në mungesë të provave.Sipas aktgjykimit, pala e dëmtuar, Komuna e Prizrenit për realizimin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest civil.Elezi tha se shpenzimet e procedurës penale bien në barrë të mjeteve buxhetore të kësaj gjykate.