Në seancën solemne Erion Velija shpallet ‘’Qytetar Nderi ‘’i Prizrenit
Seanca solemne e pavarësisë në Kuvndin e Komunës së Prizrenit, ka filluara me intonimin e himneve kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës. Seancën e hapi kryesuesja e Asamblesë Antigona Bytyqi, e cila uroi mirëseradhje,përfaqësuesëve ish kryetarëve të komunës Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Velija, përfaqësuesëve të FSK-së, Policisë, Shoqatave të dala nga lufta, KFOR-i .përfaqësuesit fetarë,shoqata të zejtarëve afaristëve e shumë përfaqësues të institucioneve që veprojnë. Pas kësaj fjalen e morën prëfaqësuesë të subjeteve politike, në emër të LVV përshëndeti Islam Thaçi.
Në emër të PDK-së përshendeti Adrit Krasniqi, duke thënë se familja Jashari, është bazamenti i lirisë, kurse sot padrejtësisht po mbahen në burg ata që ishin strategë të kësaj lirie. Në emër ët AAK-së përshëndeti kuvendari Agim Muçaj. Kurse në emër të Nisma përëshendeti Shukrije Bytyqi.Edhe zv. Kryesues Levnet Bush.Pastaj Ertan Simiqi,Mexhit Osmani,perfaqëuesi nga VAKAT .sidhe përfaqësuesi i SDA. Anëtarët e SHKA’’Agimi’’ intrepretuan edhe pika nga reportuari.Pas kësaj kryetari i komuës Shaqir Totaj,e filloi urimin e tij më urimin e Antigona Bytyqit si zonja e kësaj shtëpie.Me këtë rast evokoi pjesë të kujtimeve si dhe jemi krenar që sot kemi edhe Erion Velija , i cili ka çasje proaktive dhe lidership model që na bënë krenar.Bashkë do të fitojmë, që sot ia dorëzojë titullin ‘’Qytetarë Nderi i Prizrenit’’. Pas kësaj në fjalën falenderuese Erion Velija tha’’ Ditën e e filluam ne momazhe te Varrezat e Dëshmorëve, unë di se lirinë nuk ua solli askush dhuratë, Ju keni dhënë shumë. Jam i nderuar shumë ,jam i nderuar edhe uniformat e Ushtrisë edhe të policisë.Dua ti falenderoje edhe klerin fetarë. Ju falenderoje edhe për faktin se këtu udhëheqet nga një femër ju lumtë Antigonë. Dua ta falnderoje se në Tiranë patëm edhe veprat artsitike nga Haga nga startegët e luftës.Të jam mirënjohës dhe të falenderoje.,Jam i nderuar që si qytetari më i ri i Prizrenit të ndihem mirë.Për ulem merespeekt për nderin që na keni bërë sot tha Kryetari Erion Velija.
Nje dhurate i bëri kryesuese Antigona Bytyqit,Ia dhe një orë me Sahat kullë