Në seancën solemne nderohet post mortum me mirënjohje Bujar Gjurgjealo
Kuvendi i Komunës së Prizrenit në 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ka mbajtur seancën solemne. Në hapje të seancës, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Sulltan Badallaj ka theksuar se 17 shkurti paraqet ditën e kurorëzimit te aspiratave dhe sakrificës shekullore për te pasur shtet të lire dhe të pavarur.
“Kjo date, ndër me të rëndësishmet në kalendarin e festave shtetërore, le të shërbejë për unifikim te mëtejmë të popullit, për të kontribuar edhe më shumë në konsolidimin e qëllimit tonë të përbashkët, integrimin në instancat euro-atlantike”, ka thënë ai.
Ndërkohë edhe përfaqësuesit e grupeve të këshilltarëve që përfaqësohen në këtë Kuvend kanë shprehur qëndrimin se në këtë datë nderohet sakrifica e dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës .ku kryetarët e grupeve paralementare dhe urinë këtë festë
Ndërsa kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka shtuar se më 17 shkurt përkujtohen gjeneratat e shumta që kanë sakrifikuar për të arritur lirinë dhe pavarësinë për Kosovën. Duke i përkujtuar gjithë këto gjenerata neve sot na mbetet një detyrë e rëndë që të punojmë që të realizojmë ëndrrën e gjithë atyre luftëtarëve, aktivistëve, dhe gjithë qytetarëve të Kosovës, të cilët u përpjekën me gjenerata për këtë liri që e kemi sot. Prandaj sot bashkë duhet të punojmë për një shtet zhvillimor, ku të gjithë qytetarët janë të barabartë, edhe para ligjit por edhe në aspektin e të mirave që duhet ti ofrojë shteti”, ka thënë Haskuka. Pas fjalimeve është realizuar akti i dorëzimit të titullit “Nderi i Qytetit” te familjarët e të ndjerit, Bujar Gjurgjeala.Në këtë seancë morën pjesë pjestër të policisë , FSK dhe humanisti Halil Kastrati.