Në seancën solemne të  Kuvendit të Komunës së Prizrenit pos shumë kryetarëve foli edhe presidenti i Shqipërisë  Bajram Begaj

                                Në seancën solemne të  Kuvendit  të Komunës së Prizrenit,me rastin e 145  vjetorin e  Lidhjes së Prizrenit,pos shumë kryetarëve  të  komunave të  Kosovës  dhe  gjithë  hapësirave kombëtare shqiptare i pranishëm ishte edhe  edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, Hapjen e kësaj seance e bëri  kryesuesja e Kuvendit  Antigona Bytyçi, dhe   kori i SHKA ‘’Agimi’’ e pas kësaj  fjalën e   përshëndetëse  dhe të  mirëseardhjes në këtë event kaq të rëndësishëm e mbajti kryetari i komunës  së Prizrenit  Shaqir  Totaj,duke potencuar se  kjo  lidhje  ishte  më e fuqishmja  lidhje  dhe projekti  ushtarak shqiptar  pas atij të kohës së Skënderbeut .Në  foltore Presidenti i Shqipërisë,me këtë rast edhe njëherë përshëndeti këtë  përvjetor  edhe njëherë  tha se jemi me fat që të parët tanë, përveç gjuhës e kulturës na kanë trashëguar edhe miqësitë e vjetra e partnerë strategjikë të besueshëm, tek të cilët mund dhe duhet të mbështetemi kurdoherë. Jo çdo gjë ka qenë e lehtë por e ardhmja e kombit tonë do të jetë gjithnjë e më e begatë nëse ne luftojmë ndasitë dhe përçarjet mes vetes tonë, mes njëri tjetri, Republika e Kosovës është tash e dy vite dhe  është në rrugë të mbarë, Të  gjithë ne e kemi   vizionin e  tyre  që ata  na lanë , kemi edhe shmuçka   të bëjmë  por  jam i sigurt bashke  do ta arrijmë  tha ai.

Kurse  me këtë rast nën kryetari i Bashkisë së  Tiranës Andi Seferi duke  përshëndetur   këtë   përvjetor  tha se  më  gëzon rrita e  Prizrenit sepse  unë  isha  ndër të parët  pas luftë  kur  hyra dhe pash  këtë  qytet të bukur kurse rrita e përditshme  më bënë shumë  krenar  jo vetëm mu por të  gjithë shqiptarëve

Në emër  të kryetarëve të  komunave të  Kosovës   ka  përshëndetur  kryetari i Gjakovës  Ardian Gjini i cili  lavdëroi  të parin e komunës së Prizrenit dhe  tha se krerët e lidhjes  ishin në Gjakovë kur morën vendim që  kjo lidhje   të mbahet në  kryeqytetin shpirtëror të shqiptarëve në Prizren

Derisa   ne  këtë seancë  solle  ka përshëndetur edhe  kryetari i komunës  të  Tetovës  Bilall  Kasëmi  i cili me këtë rast  falënderoi  presidentin dhe  kryetarin Totaj

Pas  përfundimit të seancës  solemne  të  gjithë bashkërisht në këmbë  shkuan deri tek kompleksi i Lidhjes  së Prizrenit dhe vendosën lule në  këtë kompleks  kombëtar

——————————–