Në SHKA’’Agimi’’ në Prizren, u promovua libri’’Dukuri fenomenale Kulturore – Profile Krijuese ‘’ me autor Esat Ruka.
Të premten në SHKA’’Agimi’’ në Prizren, në praninë e një numri të madh intelektualësh u promovua libri’’Dukuri fenomenale Kulturore Profile Krijuese ‘’ me autor Esat Ruka. Për librin Prof dr.Zymer Neziri, dhe Dr. Behar Arllati etnomuzikolog folën aspekte profesionale për këtë vepër madhore që e ka bërë i madhi i artit dhe njeriu që gjithë jetën ia kushtoi folklorit e muzikës atdhetare. Kurse të pranishmit i ka përshëndetur edhe kryetari i nderit të SHKA’’Agimi’’ Kadri Skeja i cili me këtë rast ka folur edhe për faktin se jo rastësisht sot po promovohet ky libër këtu. Por edhe për faktin se iniciator i u festivali ‘’Na bashkon kënga popullore’’ është pikërisht i madh i muzikës Esat Ruka.. Kurse për figurën madhore të Esat Ruka ka folur edhe prof Dr Sedat Kuçi i cili tha se vepra e te madhit Esat Ruka është ajo më madhorja që sot në nderoi Prizrenin. Përderisa vete Esat Ruka mjaft i emocionuar tha se njeriu i parë që më foli për folklorin e këngët atdhetare është im at, ai kishte pasur fatin të ishte i rreshtuar karshi rapsodëve të Kosovës , Ai më thoshte se atdhetaria është pikërisht në Kosovë……’’ tha mes tjerash Esat Ruka./www.qendrapress.com/