Në shkollën’’ Abdyl Frashëri ‘’mbahen garat komunale te olimpiadës së matematikës.

               Sot, në  lokalet e Shkollës ‘’Abdyl Frashëri’’  u mbajtën në garat  komunale  të  olimpiadës  së matematikës. Sot, garat  i përcollën edhe  drejtoresha e  Arsimit  Luljeta Veselaj Gutaj,  pastaj përgjegjësit arsimor Nexhat Maçkaj e Idriz Kryeziu dhe komisioni përkatës  i përbërë nga mësimdhënës të matematikes. Drejtoresha  Lulejta  Gutaj Veselaj me këtë rast  tha se  në  garat e sivjetme  po marrin pjesë  301 nxënës  nga  32  shkolla të  Prizrenit  ku ka nxënës  të klasave  të  7-ta të teta të nënta , të dhjeta   11  dhe  12 –ta.

Profesori i matematikës  Afrim Shemsedini me këtë rast ka  falënderuar drejtorin e  arsimit  të  Prizrenit që po mundëson  për tri vite radhazi   organizimin e këtyre  garave  për  olimpiadës   se matematikës,Derisa nxënësit Sadin Hoxha  dhe Ezra Shipkovica  nga  gjimnazi ‘’Gjon Buzuku’ ndiheshin  të  gëzuar që janë pjesëmarrës  të  kësaj olimpiade  dhe ata  shpresojnë  se do të jenë  në  një garë të   fortë  por  , shumë atraktive sepse  e duan  lëndën e matematikës.

Nexhat Maçkai, me këtë rast  ka  shpjeguar se   16 nëntor 2024 në  Prishtinë do të mbahen  garat e olimpiadës, ku   nga  olimpiada  e matematikës  së  Kosovës  përzgjidhen  ekipi  prej 6 nxënëseve që do ta përfaqësojnë pastaj shtetin e Kosovës në  olimpiadën e 66 të matematikës ndërkombëtare e cila  pritet të mbahet në  Australi, vitin që  vije. Kurse  po kështu pritet të  bëhet edhe përzgjedhja e dy  ekipeve nga  4  vajza që do ta  përfaqësojnë shtetin e  Kosovës  në olimpiadën e 14  evropiane  të matematikës  tha ai.Këtë  vit   31  sholla të  komunës së  Prizreni  garojnë  duke  shpresuar se do të jene fitues , kurse rezultatet  pritet  të  publikohen sot, ose  ditën e hënë.

————————————————–