Në shkollën’’Haziz Tola’’ u përuruan salla dhe fusha sportive

Sot, me një ceremoni të organizuar në shkollën ’’Haziz Tola’’, në Prizren, u përuruan salla dhe fusha sportive ku në këtë cermoni ishte kryetari i komunës Shaqir Totaj,nënkryetari i komunës Kujtim Gashi, drejtoresha e Arsimit Luljeta Veselaj Gutaj. Me këtë rast të pranishmit fillimisht i ka përshendetur drejtoresha e kësaj vatre arsimore Sherife Morina, e cila ka falenderuar kryetarin e komunës Shaqir Totaj, i cili më angazhimin maksimal ka krijuar këto kushte kaq të mira e po kështu ka falenderuar edhe drejtoreshën Luljeta Veselaj Gutaj.Ajo njëherit ka uruar që nxënësit ta gëzojnë këtë sallë e këtë fusha edhe me përkushtin ta rujanë. Kryetari i komunës duke uruar së pari këtë fushë urojë nxënësit dhe tha se kush është për ‘’Bashkimin’’ ata me brohoritje pa fund e miratuan. Kurse pas kësaj ai ka uruar edhe për faktin se vitin që vije Prizreni do të jetë qztet i përygejdhur si qytet sportiv dhe pastaj vazhdoi. Kurse drejtoresha e Arsimit Luljeta Veselaj Gutaj tha e di se keni prtur gjatë dhe çdo pritje e gjatë me përfundm të mirë është tepër e këndshëm, urojë që këto salla të jene në shërbim të nxënësve dhe kudo që shkojmë krijojmë kushte sa më të mira për nxënës tha ajo .Pas kësaj nxnësit kanë shfaqur një program artistik, kutrse kolektivi shkollës me këtë rast për kryetarin Totaj kishin përgaditur një dhuratë surprizë me pamje të një shtëpie karakteristike të Prizrenit/QendraPress/