Në Shqipëri temperatura deri në 30 gradë celsius

Në Shqipëri, pjesa e parë e ditës pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në ultësirën perëndimore. Ndërsa vranësirat më të fokusuara do të jenë në zonat malore dhe në Veri të Shqipërisë duke rrezikuar shira të dobët.Parashikohet që orët vijuese të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore Gjatë natës pritet përmirësim gradual i motit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 11 gradë Celsius deri në 30 gradë Celsius.Era do të fryjë e lehtë në toke dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi  kryesisht Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë. /abcnews.al/Telegrafi/