Ne shqiptarët jemi të hidhruar dhe mërzitur që po na gjykohen çlirimtarët

0

Se si e vlerësoni Gjykatën Speciale për gjatsinë e intervistimit ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe cili ëstë vlerësimi juaj për priitjen madhështore që iu bë atij?  Prof Shaip Baxhaku shprehet : “Ngjarja më e dhimbshme dhe më e ndieshme për Kosovën që nga pas lufta është Gjykata Speciale, respektivisht marrja ne  pyetje e Presidentit të Kosovës dhe drejtuesve tjerë të UÇKsë.

       Intervistimi ( hetuesia) për katër ditë rresht të presidentit Thaçi nga prokuroria në Hagë ishte një kohë shumë e gjatë, përplotë ankthë dhe pritje. Kjo e bënë edhe pritjen më emocionale, por kjo nuk e justifikon cirkun e masës në Morinë për dy arsye: e para grumbullimi i njerzëve në kohë pandemisë dhe e dyta, Presidenti Thaçi nuk po khehet nga një triumf, por për keqardhje nga një betejë e ndytë më një thesë akuzash dhe shpifje në shpinë.

Prandaj këto ditë janë ditë zie për ne shqiptarët, dhe jo ditë gëzimi dhe festimi.

Prandaj kulturë dhe maturi është, kur njeri dinë të shpreh gezimin, por shumë më tepër, nëse dinë të përmbahesh edhe nga hidhërimi.

Ne shqiptarët jemi të hidhruar dhe mërzitur që po na gjykohen çlirimtarët, të akuzuar nga kriminelët dhe vrastarët. Dhe ky disponim do të vazhdoj deri sa të mbyllët edhe dosja e ushtarit të fundit të UÇK së.qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *