Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 18 pacientë me Covid-19

0

                                Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se ka rritje të numrit të pacientëve të shtrirë nëpër klinikat COVID dhe në spitalet e përgjithshme. Sipas SHSKUK-së janë 186 pacientë që po trajtohen nga COVID-19. Nga ta 136 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me koronavirus, ku 117 prej tyre janë me oksigjeno-terapi dhe dy janë në gjendje të rënduar shëndetësore. Në QKUK janë të shtrirë 95 pacientë, 54 prej tyre të konfirmuar pozitivë me koronavirus dhe 69 janë duke u konfirmuar me oksigjeno-terapi.

Klinika Infektive, 53 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 39 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 72 pacientë, 65 prej tyre pozitivë me COVID-19, ndërsa 40 të tjerë janë me oksigjeno-terapi.

Spitali i Prizrenit, 18 pacientë

Spitali i Gjakovës, 29 pacientë

Spitali i Pejës, 14 pacientë

Spitali i Gjilanit, 19 pacientëSpitali i Mitrovicës, 9 pacientë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *