Në spitalin Rajonal “Dr Daut Mustafa” në shenjë të muajit rozë organizohet aktivitet ndërgjegjësimi

Në spitalin Rajonal “Dr Daut Mustafa” në shenjë të muajit rozë u organizua aktivitet ndërgjegjësimi Tetori, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacione dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në gjithë botën.Në takimin e sotëm të këtij aktivitetei fillimisht ka përshendetur, Dr Fatmire Braha kryesuese e këshillit profesional të këtij spoitali e cila ka folir për kancerin e gjirit .Kurse Drejtori Përgjithsëm i Spitalit Osman Hajdari ka përshëndtur stafin udhëheqës të këtij spitali dhe ka falendruar gadishmërinë e punës që po bëjnë, Kjo tha le të shërbejë si një kujtesë për cdo ditë pune për secilon prej nesh. Dr Arta Zhuri Dulaj shefe e Radiologjisë ka ofruar shufra e shumë fakte sa i përket kancerit të gjirit Rreziku nga kanceri i gjirit është rrezik që mund të zvogëlohet. Në arritje të këtij synimi secili qyetetar, profesionistë dhe institucion shëndetësor ka rëndësinë e veçantë.Në spitalin tonë ofrohen shërbime të shumta shëndetësore, që ndërlidhen me parandalimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit, me synime të rritjes së shërbimeve si në aspektin sasior dhe atë cilësor tha ajo. Kurse edhe drejtoresha e Shoqatës ‘’Renesanca ‘’ Violeta Pirana ,ofroi shumë shifra për punën që ka bërë kjo shoqatë për veprimin dhe angazhimin që mos të lë të vetmuara pacientet e sëmuara nga kancëeri i gjirit .Organizimi i këtij takimi sensibilzues pati rëndësi të madhe për gjithë pjesmërrësit e këtij takimi/QendraPress/