Ne tani po vrapojmë mbas të sëmuarëve klinikë, e jo mbas kontakteve
Dr. Xhevat Elezkurtaj drejtor i QKMF –së në Prizren.Lidhur me pyetjen tonë Si e shihni tejkalimin e situatës aktuale sa i përket COVD 19,Cka duhet të bëjnë qytetaret për ta kaluar këte pandemi? Dhe cila është porosia Juaj për qeverinë që të dalim nga kjo situatë? Pohon –“Duhet të ndryshojnë politikat epidemiologjike nga ana e Qeverisë në mënyrë që të krijojmë kushte për të minimizuar daljen jashtë kontrollit të këtijë virusi.
Ne tani po vrapojmë mbas të sëmuarëve klinikë, e jo mbas kontakteve gjë që na ka sjellë ne një moment, kur duhet të zgjerojme kapacietet shëndetësore të cilat edhe në kushte normale janë të brishta.
Ti themi popullit refrenin e përditeshëm të kujdeset për veten me duket se ështe bartje e përgjegjësisë në derën të cilën kemi trokitur orë e çast.
Reagimet e popujve të vendeve fqinjë, Shqipëri,Maqedoni,Mali i zi dhe Serbi për të vendosur gjendejen e jashtëzakonshme është pritur jo mirë nga ata.Ky reagim mund të pritet keq edhe në Kosovë
Virusi nuk ndalet me ushtri dhe polici ,por me politikë të qartë të qeverisë ndaj tijë.
E jashtëzakoneshmja ndodhë kur nuk funksione normalja.
Testet e fundit kanë treguar se çdo i dyti person i testuar është pozitiv dhe nëse bazohemi në shkallen e infektueshmërisë
1:3 do duhej të presim shifra alarmante të të prekurëve me këtë virus i cili si po duket ka filluar të bashkëjetojë me njeriun.
Sëmundejen duhet mbajtur nën kontrollë dhe timonin e sajë duhet ta kenë expertët e jo politika.
Menaxherët e mirë dinë të veprojnë në situata të vështira dhe jo të rehatohen me shprehjen se virusi na ka dalë prej kontrollës. Virusi del prej kontrollës aq sa na vete e lejojmë.
Shtimi i numrit tre shifrorë me teste në ditë me angazhimin edhe te institicioneve private do të na jepte një pasqyrë të qartë të të infekturëve real.
Rritja e kapaciteteve me burime njerëzore të cilët për fat në Kosovë janë me bollëk do të lehtësonte realizimin e rekomandimeve të ekspertëve për të” zaptuar”këtë virus i cili ka krijuar një simbiozë me njeriun..
Ora po ecen dhe ajo numronë të infektuar ,të sëmuar dhe të vdekur.Ne nuk mund ta ndalim orën në ecjen e sajë ,por mund të ja zvogëlojmë numërat./qendrapress.com/