“Në Twitter bëhesh si pulë, në Facebook si skifter”, përplasje mes Krasniqit dhe Kurtit: Shtrëngohu, mos u dridh
Kryetari i PDK-së ka reaguar pas deklaratave të Kryeiministrit Kurti në Kuvend lidhur me propozimin franko-gjerman, të pranuar në parim nga ai ditë më parë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.I pari i PDK-së tha se Kurti me fjalimin e tij që pati në Kuvend, po fshihet pas parimeve. Sipas Krasniqit, Kurti e arsyetoi “ëmbël” planin franko-gjerman.Krasniqi tha se Kurti ka filluar me i “qitë mjaltë” këtij ilaçi siç e cilëson ai të hidhur, dhe ky sipas kreut të PDK-së është një transformim i madh.Tutje, Kryetari i PDK-së pyeti Kurtin se pse nuk po e sjell në Kuvendin të gjithë dokumentin, qoftë edhe me dyer të mbyllura, e jo siç tha ai të fshihet pas opozitës.“Me fjalimin tuaj konfirmuar qe ne stilin e juaj fshehin pas parimeve. U befasova këtu se sa embël keni fillu me arsyetu planin franko-gjerman. Fillove me i qitë mjaltë këtij ilaçi të hidhur dhe ky është transofrmim i madh. Pse nuk po e sjellë në Kuvend krejt dokumentin, qoftë me dyer të mbyllura, qoftë me të hapura. Pse po fshihesh pas opozitës, s’ka lidhje kush thërret seancë, opozita apo ti. Të ka frikësu Lajçaku apo Escobari, ata s’janë më të rëndesishëm se qytetarët e tu. Sille, mos u fsheh. S’është aq i rrezikshëm qysh po e bëni ju.”, tha Krasniqi.Kryeministri Kurti tha se deputetët t’i thonë Escobarit ato që duan, sikur ta kishin atë përpara.“Kur ta takoni Escobarin, thuajani përpara, mendomëni mua dhe thuajani atij se jeni për marrëveshje finale dhe njohje reciproke në qendër”, tha Kurti.Pas kësaj reagoi kryetari i PDK-së, i cili tha se në Twitter, Krasniqi po bëhet si pulë, ndërsa në Facebook si skifter.Ai tutje tha se Kryeministri nuk ka nevojë të dridhet, e siç shtoi ai dhe PDK ia kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre edhe Escobarit e Lajçakut.“Në Twitter bëhesh pulë e Facebook skifter, e Escobarit i kam thënë me rëndë se ty, tjetër sen me fol këtu e tjetër atje. Qëndrimin tim dhe të PDK-së e ke publik, e kam përsërit edhe javën e kaluar ne Washington. E rëndësishme është ti me u shtrëngu, e mos me ja nis mu dridh”, tha Krasniqi./Reporteri.net/