Në Universitetin e Prizrenit që mbanë emrin e Ukshin Hoti u shënua 81 Vjetori i këtij kolosi
Sot, më rastin e 81 vjetorin e kolosit kombëtar dhe figurës emblematike të shtegut të lirisë Ukshin Hoti, në universitetin e Prizrenit që mbanë emrin e Ukshi Hotit u shënua 81 Vjetori i lindjes i këtij legjendari, i cili edhe nuk dihet se ku është ai. Në këtë përvjetor mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti , zv kryeministrja Emilia Rexhepi, deputet dhe përfaqësues të shoqatave të luftës , kryetarët e komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ai i Suharekës Bali Muharremaj Për këtë organizim fillimisht rektori i UPZ Mentor Alishani ka folur për jetën dhe veprimtarin e Ukshin Hoti, Kryeministri Albin Kurti duke përshëndetur të pranishmit së pari ka folur për shtegun e lirisë që sot është përurua ai shteg lirie nga Pashtraku deri në Krumë. Pastaj ka folur në këtë vazhdë për shtegun e trasuar të dijes që e ka bërë i madhi Ukshin Hoti, duke ngritur në piedestal veprën dhe jetën e këtij kolosi .Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi duke folur për jetën dhe veprën e këtij kolosi tha se ai ishte një personalitete i veçanet dhe i tillë na obligon të merremi më shumë më figurën e këtij kolosi .Derisa i bri i tij Andin Hoti me këtë rast tha se ndihet i gëzuar që Qeveria e Kosovës ka marr vendim që vepra e shkruar dhe e pa shkruar e Ukshin Hoti të botohet e kompletohet . Kurse për këtë organizim foli edhe familjari Etrit Hoti, duke shpresuar se fati i xhaxhit të tij Ukshin Hoti të të ndriçohet tani kur edhe i biri i tij gjendet ën komisionin përkatës
Kurse për të pranishmit u hap edhe ekspozita ekskluzive që ishte përgatitur më rastin e 81 vjetorit të Ukshin Hotit /www.QendraPress.com/