Në veçanti, zemërimi dhe ankthi do vazhdojnë për muaj të tërë pas karantinës.
Prof. Nazmije Gashi, mësmidhënëse. Për kohën e karantimit, sa e ka dëmtuar shëndetin mental të qytetarëve dhe buxhetin familjar?shkruan;
“Pandemia e COVID-19 dhe masat e saj të përmbajtjes së kontrollit – kryesisht distanca fizike dhe izolimi kanë shkaktuar pasoja të dëmshme për shëndetin mendor të popullatës së përgjithshme në të gjithë botën jo vetëm te ne. Në veçanti, zhgënjimi, vetmia dhe shqetësimet për të ardhmen janë reagime të zakonshme dhe përfaqësojnë faktorë të njohur të rrezikut për disa çrregullime mendore, duke përfshirë shqetësimet e stresit, ankthit, dhe çrregullimet afektive.
Duke pasur parasysh se kriza e koronavirusit ka të ngjarë të jetë me ne për ca kohë, implikimet e shëndetit mendor nuk mund të hidhen poshtë. Humbja e vendit të punës për shkak të izolimit, krijoi vështirësi serioze ekonomike tek shumica e popullatës, si pasojë kemi ndikime të qëndrueshme psikologjike. Në veçanti, zemërimi dhe ankthi do vazhdojnë për muaj të tërë pas karantinës. Si psikologe mendoj se, psiko-edukimi dhe mbështetja psikosociale duhet të përqëndrohet tek njerëzit që kanë vështirësi në përballimin e kësaj gjendje pandemie dhe izolimi.”/qendrapress.com/