Në vend të titullit: Kosova a bëri luftë për liri apo “konflikt civil”siç po e cilësojnë qeveritarët Kurtian si rebelim kundër rendit juridik e kushtetues për të drejta në RFJ?!-Shkruan: Hisen BERISHA ,deputet i Parlamentit të Kosovës
“Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukur me Forcë, ne vajtojmë për 1,617 të zhdukur ende nga konflikti në Kosovë…” deklaruan Kurtaqët! Ja një dëshmi institucionale kundër “luftës së popullit të Kosovës që u organizua si UÇK, për çlirim nga regjimi fashizoid serb, i drejtuar nga Millosheviçi”!. Regjim të cilin po e vazhdon sot, Gebelsi i tij, Vuçiq në Beograd, kurse në Prishtinë e mbajnë stafetën e neojugosllavizmit qeveria Kurti 1e2, me kabinetarët dhe padrinot e tyre, pjellë jugonostalgjike. Kjo deklaratë e zëvëndësministrit të drejtësisë dhe ministres Zonjës Vetingu, është në frymën e “Ligjit” që miratoi kjo mazhorancë këmbas në “seancën e grushtave dhe shpullave”, në një srancë të parregullt, për themelimin e “Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës” pa e saktësuar “të kryera nga kush”, duke e saksionuar si përiudhë hetimi, Marsin 1998, deri në Dhjetor 31, te vitit 2000. Kjo do të thotë se, luftës për çlirim do i faturohen edhe krimet ordinere “CIVILE” të kryera në përiudhën e pas luftës. (Për të cilat saktësoi se duhen hetuar, gjetur e dënuar kryesit). Por, nëse krimet civile të pas luftës i faturohen luftës dhe përiudhes kur u zhvillua ajo, atëherë kemi të bëjme me pretendimin që luftës për çlirim ti ipet karakter i “KONFLIKTIT CIVIL”! (Nëse në Kosovë nuk paska pasur luftë për liri por “konflikt civil” atëherë s’mund të ketë as liri, pavarësi e shtet). Konflikti civil e shumta, konsiderohet rrebelim ndaj rendit juridik kushtetues të një shteti, por assesi të krijohet një shtet i ri, duke ia ndarë një pjesë të territorit, një shteti sovran dhe subjekt ndërkombëtar i institucioneve dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare, si ish RFJ apo Serbia, e njohur ndërkombëtarisht, (me Kosovën pjesë integrale të saj). Pra, ky deklarim i qeveritarëve Kurti nuk është i rastit, siç nuk ishte rastësi as ideimi i këtij “Instituti” dhe votimi i tij unanim, përkundër kundërshtimit të PDK dhe LDK që të mos bëhej si i tillë ose të paktën të përfshihet vetëm përiudha e luftës Mars ‘98 deri në Qershor ‘99, kur edhe ka hyrë NATO në Kosovën e çliruar. Pra, nga këto veprime kuislinge e tradhtie të kësaj qeverie, si dhe në rast të shqyrtimit dënues ndaj liderëve të UÇK në Hagë, do i krijohet alibi e mjaftueshme Serbis, që ta dërgoj për rishqyrtim në GJND, opinionin e saj për të drejtën e Kosovës në pavarësi, nga një “KONFLIKT CIVIL” për ta rishqyrtuar se a është cënuar e drejta ndërkombëtare, me shkëputje të një pjese të territorit RFJ/Serbis dhe krijimin e një shteti të ri “nga territori i saj?! (Kjo përbën bazën arsyetuese të Serbis, që po ia krijojnë kurtaqët e qeverisë kuislinge). Prandaj mbetëm konsistent edhe më tutje, se kjo strukturë drejtuese e qeverisë dhe subjekti politik ku janë të strukturuar, janë me mision e agjendë të përcaktuar kjartë se ku do të arrijnë, nga padrinot e tyre në Prishtinë, Beograd e gjetiu nëpër Azi.