Në vendet demokratike hajnat i mbron avokati e te ne kryeministri, shprehet Selmanaj
Të premten e kaluar Policia e Kosovës mori aksion për arrestimin e tre personave nën dyshimet për korrupsion në MINT.Ky lajm bëri bujë të madhe mediatike, pasi njëri nga të arrestuarit është Ridvan Berisha, njeri i afërt me partinë në pushtet, shkruan Zeri.info.Por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, disa orë pas këtij aksioni tha se beson në punën e ministres Rozeta Hajdari dhe se ka përparim sa u përket rezervave shtetërore.Një gjë të tillë e konsideron si të papranueshme deputeti i LDK-së Driton Selmanaj, i cili thotë se në vendet demokratike shkelësit e ligjit i mbron avokati, kurse te ne i mbron kryeministri i vendit.“Në vendet demokratike hajnat dhe shkelësit e ligjit, i mbron dhe i përfaqëson avokati. Në Kosovën tonë i mbron dhe i përfaqëson kryeministri dhe qeveria e tij. Në vendet demokratike hajnat dhe shkelësit e ligjit i ndjek dhe i akuzon prokuroria”, shkroi ai.Selmanaj po ashtu përmendi edhe qasjen e Kurtit ndaj prokurorëve, gjyqtarëve e punonjësve të sistemit të drejtësisë, duke e quajtur si të papranueshme dhe të gërditshme.“Në Kosovën tonë, prokurorët dhe organet ndjekëse i linçon dhe i sulmon kryeministri dhe qeveria e tij.E papranueshme, e dënueshme, e gërditshme”, thuhet në reagimin e tij, i postuar në Facebook. /Zëri