Në vigjiljen e 80 Vjetorit të SHKA “Agimi’’Përkujtohet Pashkë Laçi-Shkruan;Liman ASLLANI

             Ditë më parë Këshilli Organizativ për shënimin e 80 Vjetorit të SHKA ‘’AGIMI’’ së bashku me Kryesinë  e Shoqërisë , organizuan një takim në kujtim të zejtarit dhe patriotit prizrenas Pashk Laçi.

Biografin e shkurtër të Pashkë Laçit e paraqiti Vllaznim Bytyçi , i cili mes tjerash tha se në vitin 1968 Pashkë Laçi realizoi regjin e dramës  Gjergj Kastrioti-Skënderbeu , dramë kjo që u realizue falë seksionit dramatik të SHKA AGIMI dhe Tetarit të Prizrenit.

 Një letër përshëndetëse me evokim kujtimesh për Pashk Laçin, që e lexoi Nisa Mehmeti,  e kishte dërgua nga Zvicrra , Abaz Fejzullahu , veteran i arsimit dhe veprimtar i çështjes kombëtare. Poashtu u lexua një fragment nga vepra e shkrimtarit Nexhat Halimi, “Shkreptimat e Agimit” ku autori rrëfente se në vitin 1978 Pashkë Laçi ja dha librin Lahuta e Malësisë duke i thënë..” merre se këtu gjen shumë të dhëna për Lidhjen e Prizrenit.”.

Salajdin Krasniqi , evokoi disa kujtime nga takimet me Pshkun, ndërsa Afrim Bunjaku rikujtoi momente nga koha kur realizuan dramën në vitin 1968.

Mbermja u përcoll edhe me pika muzikore të interpretuara nga Viora Lleshi e po ashtu u lexua një poezi e poetit Çerkin Ibishi, “Dasma” që i kushtohej demonstratave të vitit 1968,

Për modertimin e këtij takimi u kujdes moderatori Berat Batiu./www.QendraPress.com/