Në vitin 2019, Kadri Veseli rrugën Gorozhup –Pogaj, e emërtoi ‘’Shtegu i Lirisë’’- Shkruan: Qazim THAÇI
Të premten me 18, tetor 2024, kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës Gorozhup- Pogaj, rrugë që lidh fshatrat e Kosovës dhe Shqipërisë. “Sot, shënuam fillimin e punimeve për ndërtimin e rrugës ndërkufitare, ne bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri. Kjo rrugë me gjatësi afër 4 km është vetëm faza e parë për të vazhduar më pastaj drejt Cahanit e Krumës”, ka shkruar zv/ministri i Transportit në Qeverinë e Kosovës, Hysen Durmishi. Mirëpo, kjo është pak e befasishme se si zv. Ministri Durmishi, nuk e përmend faktin se këtë rrugë dhe këtë aks rrugor, e ka nisur që moti saktë me 14,02 2019, Kadri Veseli, i cili këmbë e ka përshkruar me këtë rast edhe e ka emërtuar ‘’Shtegu i lirisë’’ Kadri Veseli me këtë datë e përshkoi këmbë “Shtegun e Lirisë”, një udhë kjo bjeshkatare të cilën, sikur ai,e kaluan, para 20 e më tepër vjetëve, edhe shumë bashkëluftëtarë të tij në UÇK . Prandaj, nëse kjo rrugë fillon me 18 tetor 2004, i bije për hise e rend që të përmendet se kush i pari e nisi dhe emërtoi këtë rrugë me shtegu i lirisë, e për këtë ndërtim ishte dhënë sinjali i gjelbër që në marrëveshjen e parë të nënshkruar mes Shqipërisë –Kosovës. Andaj,merita e askujt nuk është mirë të anashkalohen e aq më pak , kur dihet fakti se ato rrugë ishin rrugët e lirisë,sepse nga atje u sollën armët e lirisë përmes Portës së Madhe të lirisë siç quhej Hasi./www.QendraPress.com/